ForumPortalliCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Dobitė e fjales La ilahe il-lall-llah nė jetėn e Njeriut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kujt1m
WebMaster
WebMaster


Numri i postimeve : 673
Registration date : 01/04/2008

MesazhTitulli: Dobitė e fjales La ilahe il-lall-llah nė jetėn e Njeriut   Sun May 11, 2008 12:34 pm


Kėto dobi shkurtimisht janė:
1. Besimari, i cili e dėshmon kėtė fjalė ėshtė largėpamės pėrkundėr atij, i cili dėshmon shumė zota dhe beson nė ta, ose ai i cili e mohon kėtė fjalė.

2. Besimi nė kėtė fjalė: lindė nė shpirtin e njeriut burrėri dhe krenari tė shpirtit, gjė qė nuk e zėvendėson diēka tjetėr pos kėsaj fjale. Pėr shkak se nuk ka dobiprurės e as dėmprurės tjetėr pos All-llahut. Ai ėshtė i cili vdes shpirtėra dhe ngjllė tė tjerė. Ai ėshtė zotėriu i gjykimit, udhėheqėsisė dhe forcės. Kjo e nxjerrė nga zemra besimtarit ēdo frikė tjetėr pos nga Ai [subhanehu ve teala] dhe nuk e ulė kokėn ndaj askujt prej njerėzve e as nuk i pėrulet atij, e as nuk frikėsohet nga madhėshtia dhe kryelartėsia e tij, pėrshkak se All-llahu ėshtė i madhi dhe i fuqishmi. Nė tė kundėrtėn e pabesimtarit dhe mohuesit tė All-llahut.
3. Besimi nė kėtė fjalė me krenarinė e shpirtit: lindė modesti pa nėnēmim, krenari pa mendjemadhėsi dhe gati qė nuk ka mundėsi qė atė ta mashtrojė shejtani, pėrarsye se besimtari e din bindshėm se All-llahu i cili ia ka dhuruar atė tė mirė mundet t'ia marrė nėse do. Ndėrsa, pabesimtari bėhet mendjemadh dhe kryelartė nėse e ka ndonjė tė mirė apo dhunti.
4. Besimtari nė kėtė fjalė e din bindshėm se nuk ka rrugė tė shpėtimit e as ngadhėnjimit ndryshe pos me pastrim tė shpirtit dhe me vepėr tė mirė. Ndėrsa, pabesimtarėt dhe mohuesit e kalojnė jetėn e tyre nė mendime tė rrejshme. Disa prej tyre thonė: biri i Zotit ka flijuar vetėn pėr pastrimin e mėkateve tona para babait tė tij. Prej tyre thonė: ne jemi bijtė e Zotit dhe tė dashurit e Tij, andaj nuk na dėnon neve me mėkatet tona. Prej tyre thonė: ne ndėrmjetėsojmė tek All-llahu me tė mėdhenjėt dhe tė devotshmit tanė. E prej tyre poashtu ka qė therrin kurbana pėr zotat e tyre duke pretenduar se ai ka arritur privilegjin pėr tė vepruar ēfarė tė dojė. Prandaj, pabesimtari, i cili nuk beson All-llahun dhe ka bindje se ai ėshtė i lirė nė kėtė dynja e jo i kufizuar me sheriatin e All-lahut, zoti i tij ėshtė epshi dhe pasioni i tij, qė njėherit ėshtė rob i kėtyre tė dyjave.
5. Shqiptuesi (me bindje dhe sinqeritet) i kėsaj fjale nuk pikėllohet asnjėherė, e as nuk e humbė shpresėn. Pėr atė se ai beson se All-llahut i takojnė depot e qiejve dhe tokės. Prandaj, ai gjithėherė ėshtė i kėnaqur, i hareshėn dhe jeton me shpresė edhe pse nganjiherė ngushtohen rrugėt e furnizimit dhe i vėshtirėsohet jeta.
6. Besimi nė kėtė fjalė e edukon njeriun me fuqi tė madhe, bindje, durim dhe mbėshtetje, atėherė kur ndeshet me ēėshtje madhore duke kėrkuar kėnaqėsinė e All-llahut. Ai ndien se pas tij ėshtė njė fuqi e pronarit tė tokės dhe qiellit, ku njėherit qėndrimi i tij, forca qė ngėrthen nga ky parafytyrim dhe bidnje ėshtė sikur kodrat e palėkundura. E prej nga pra shikru e kufri e kanė kėtė fuqi dhe qėndrim?!
7. Kjo fjalė e nxitė besimtarin dhe ia mbush zemrėn me trimėri. Pėrarsye se faktorėt qė e frikėsojnė dhe dobėsojnė njeriun janė dy: dashuria e tij ndaj pasurisė dhe familjes, dhe bindja se ekziston edhe dikush tjetėr qė e vdes njeriun (ia merrė shpirtin pos All-llahut). Bindja e besimtarit nė fjalėn La ilahe il-lall-llah i nxjerrė dhe i largon nga ai kėta dy faktorė tė poshtėrimit dhe e bėn tė bindur se vetėm All-llahu ėshtė mbikėqyrėsi dhe zotėruesi i pasurisė dhe shpirtit tė tij. Prandaj, kjo e bėn besimtarin qė tė flijojė nė rrugėn pėr arritjen e kėnaqėsisė sė All-llahut ēdo send tė shtrenjėt apo tė lirė.

Ndėrsa faktori i dytė nxjerrė nga zemra e tij se nuk mundet t'ia marrė jetėn e tij pos All-llahut askush qoftė ai njeri, kafshė, shpatė, gurė apo diēka tjetėr.

Pėrshkak tė kėsaj nuk ka mundėsi qė dikush nė dynja tė jetė mė trim se sa ai, i cili beson All-llahun [subhanehu ve teala] dhe gati qė nuk e frikėson atė pėrballja me ushtritė e as shpatat e mprehta dhe atėherė kur ai lufton nė rrugėn e All-llahut. Fuqia e tij shtohet pėr dhjetė herė apo mė shumė se sa fuqia e pabesimtarit dhe atij qė mohon All-llahun.
8. Imani nė La ilahe il-lall-llah: e ngrit vlerėn e njeriut dhe e bėnė tė lartė, duke ia mbjellur kėnaqėsinė me pak dhe mosnevojėn pėr atė qė kanė njerėzit. Ia pastron zemrėn e tij nga lakmia, zilia, ultėsia dhe poshtėrimi dhe nga shumė cilėsi tė kėqija e tė ulėta.
9. Mė e vlefshmja nė kėtė rradhitje ėshtė se Imani nė kėtė fjalė, e bėn njeriun tė kufizuar nė sheriatin e All-llahut e tė kujdesshėm pėr tė. Besimtari beson me bindje tė plotė se All-llahu din ēdo hollėsi dhe se Ai ėshtė mė afėr tij se sa damari i tij, dhe nėse ai mundet tė ikė nga dėnimi i tjerėve nuk mundet tė ikė nga dėnimi i All-llahut [subhanehu ve teala].
Aq sa ky Iman ėshtė i ngulitur nė mendjen e njeriut shtonė atė masė edhe i nėnshtrohet ndaj dispozitave tė All-llahut. Nuk bėnė mėkate dhe ndalesa dhe shpejton nė tė mirė dhe nė atė qė ka urdhėruar All-llahu.
Pėr shkak tė kėsaj ėshtė bėrė Imani nė fjalėn La ilahe il-lall-llah shtylla e parė dhe mė e rėndėsishme qė njeriu tė jetė musliman. Muslimani ėshtė robi i cili pason dhe i nėnshtrohet All-llahut dhe ai nuk ėshtė kėshtu pos nėse ėshtė besimtar me zemrėn e tij se nuk ka askush qė meriton adhurmin tjetėr pos All-llahut. Kjo ėshtė esenca e Islamit dhe burimi i fuqisė sė tij dhe ēdo besim tjetėr i Islamit dhe dispozitė ndėrtohet mbi tė. Besimtari nuk e arrinė fuqinė pos me Islam e nga Islami nuk mbetet asgjė nėse largohet dhe nuk ekziston kjo esencė dhe bazė me kushtet dhe domosdoshmėritė e saja. (Mebadiul Islam. fq. 87).
Poashtu prej dobive dhe vlerave tė kėsaj fjale ėshtė fjala e Sufjan bin Ujejne [All-llahu e mėshiroftė] qė e ka sjellur Ibni Rexhebi [All-llahu e mėshiroftė] ku thotė: "Nuk ka begatuar All-llahu rob prej robėrve me ndonjė dhunti mė tė madhe se sa qė ua mėsoi (njohu) fjalėn La ilahe il-lall-llah. Fjala La ilahe il-lall-llah pėr ata qė dėshirojnė Xhennetin ėshtė sikur uji i freskėt pėr banorėt e dynjasė. Pėr shkak tė saj ėshtė pėrgatitur shpėrblimi dhe dėnimi. Pėrshkak tė saj janė urdhėruar Pejgamberėt me xhihad. Ai i cili e thotė e ka mbrojtur gjakun dhe pasurinė e tij, ndėrsa ai i cili kundėrshton dhe mohon kėtė fjalė, gjaku dhe pasuria e tij janė pa vlerė. Ėshtė ēelėsi i Xhenetit dhe ēelėsi i thirrjes sė Pejgamberėve". (Kelimetul Ihlas. Fq. 53).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Dobitė e fjales La ilahe il-lall-llah nė jetėn e Njeriut
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kujtim Mateli: Dėshnica e Pėrmetit, e pėrjetėsuar nė histori dhe fjalė
» Daut Demaku:Sekreti i lumturisė
» Shyhrete Behluli ėshtė sėmur !
» Fatmir Terziu:HISTORIA E TOKĖS DHE FATI I NJERIUT MA NGACMON DETYRIMIN KRIJUES...!
» Martesa e hershme, shkelje e tė drejtave tė njeriut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Downloads Shkarkime :: Q'do gje reth fese ISLAME :: Q'do gje reth fese ISLAME-
Kėrce tek: